Pranë jush prej 18 vitesh duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit internet dhe telefoni fikse. Në një kohë ku telekomunikacioni është bërë domosdoshmëri e pashmangshme e përditshmërisë, ne kemi operuar suksesshëm në zonën e Ish Komunës Qendër, Vlorë.
Shiko Tarifat
Zgjidhje interneti të përshtatura për familje, biznese dhe institucione.
Internet i shpejtësisë së lartë për shtëpitë tuaja deri në 100Mbp/s. Modem LAN ose WiFi për mbulim sa më të plotë.
Internet i shpejtësisë dhe sigurisë maksimale deri në 1Gb/s. Linjë e dedikuar me upload maksimal. IP Reale Statike.
Suportojmë teknologjinë më të përparuar si asnjë tjetër: Gpon "Gigabit Fiber" · Epon "Ethernet Fiber" · Adsl support annex-m · WISP/WIMAX
Sistemi jonë është i mbrojtur për parandalimin e spam dhe DDoS 24/7/365. Duke ofruar një siguri plus për abonentët tanë.
Serverat tanë janë në monitorim dhe rinovim të vazhdueshëm për të ofruar një shërbim me uptime sa më maksimal. Kjo na bën një nga ISP-të më të qëndrueshme në treg.
SABATEL ofron shërbimin e Telehousing duke vënë në dispozicion të klientëve hapësira në mënyrë që ata të postojnë pajisjet (server, rutera etj.), duke pasur mundësinë të kenë kontroll mbi to.
Antenat tona ndodhen në pikat më të larta dhe pa pengesa në çdo drejtim, për të ofruar një mbulim sa më të plotë dhe të gjerë për klientët tanë.
Shërbim i cili vë rrjetin privat të kompanisë SABATEL në shërbim të klientit, në çastin që ky i fundit ka nevojë për të komunikuar midis dy apo më tepër pikave të tij. Transmetimi i të dhënave të klientit bëhet në kanal të sigurt, duke u paketuar në një virtual Lan të dedikuar për klientin. Point to Point data transfer deri në 300 Mbps.
Shpejtësi reale dhe kapacitete të mëdha transmetimi.
Shiko Paketat